Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit

Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Jo larg Tiranës, në Ndroq, një fshat ku gojëdhënat shtrihen që nga kohët mesjetare, shkëputemi për një ditë ndryshe, larg qytetit, në shtigjet e hiking-ut, mes ullinjve të lashtë, shekullorë e ndoshta mijëvjeçarë. Shpatet kodrinore me tarraca guri, aroma e ullirit dhe hijet e trungjeve madhështorë krijojnë një peizazh tipik mesdhetar. Këtu, në mbretërinë e ullinjve të moçëm, e shikon qartë se koha matet me trungje dhe rrënjë. Por sa vjeçar mund të jetë vërtet një ulli dhe ku gjenden më të vjetrit ullinj në Shqipëri? Legjendat flasin për mijëvjeçarë, ndërsa shkenca kërkon prova. Si matet mosha e një peme që shpesh s’ka më “zemër druri” dhe çfarë na tregojnë metodat moderne për këta “pleq të gjelbër”? Ullinjtë mesdhetarë: midis legjendës dhe...