Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vuçiç akuzon Kroacinë, por kjo është e vërteta, ja cilat janë realisht vendet që po bllokojnë Serbinë të futet në BE
Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe mediat simpatizante ndaj tij në Serbi kanë nisur përsëri një fushatë të ashpër kundër Kroacisë. Arsyeja e tyre është bllokimi i supozuar kroat i hapjes së “grupit 3” në negociatat e pranimit të Serbisë me BE-në. Ky grup kapitujsh ka qenë teknikisht gati për hapje prej më shumë se tre vjetësh. Komisioni Evropian përsëriti këtë vit se Serbia i plotësoi “kushtet teknike” për hapjen. Megjithatë, vendimi për të hapur ose mbyllur një kapitull merret unanimisht në Këshillin e BE-së. Dhe atje, pavarësisht mbështetjes së fortë që i jepet Serbisë nga Komisioni Evropian, Italia, Franca, Hungaria dhe disa vende të tjera, ka ende të paktën tetë vende që janë të rezervuara ose kundërshtojnë hapjen e këtyre kapitujve. Këto...