“Filtër kontrolli për investimet e huaja”, rregullorja e re: Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me…

“Filtër kontrolli për investimet e huaja”, rregullorja e re: Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me…

Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja që hyjnë në vend, sidomos ato që prekin sektorët më të ndjeshëm të sigurisë kombëtare. Është publikuar për konsultim publik projektvendimi për miratimin e një rregulloreje të posaçme, që përcakton për herë të parë rregulla të detajuara për vlerësimin, hetimin dhe miratimin e investimeve të huaja direkte. Sipas dokumentit, çdo investim i huaj që lidhet me infrastrukturën publike kritike – si energjia, transporti, infrastruktura digjitale, shëndetësia apo furnizimi me ujë – do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë shqyrtimi. I njëjti vlerësim do të bëhet edhe për investimet që përfshijnë teknologji kritike, pajisje ose mallra me përdorim të dyfishtë, prej të cilëve një pjesë mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Po ashtu,...