A do arrestohet Putini në rast paqeje në Ukrainë?

A do arrestohet Putini në rast paqeje në Ukrainë?

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Presidentin Vladimir Putin dhe pesë rusë të tjerë të akuzuar për krime lufte në Ukrainë do të mbeten në fuqi edhe nëse jepet një amnisti e përgjithshme gjatë bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, thanë të premten prokurorët e GJND-së. Zëvendës-prokurorët Mame Mandiaye Niang nga Senegali dhe Nazhat Shameem Khan nga Fixhi, të cilët kanë qenë përgjegjës për hetimet e gjykatës që kur kryeprokurori u largua me pushim, thanë se do të nevojitej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të pezulluar urdhër-arrestet e gjykatës. Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin dhe pesë të tjerë për rolin e tyre të dyshuar në krime gjatë luftës që filloi me pushtimin e...