Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i ujërave të zeza bllokohet dhe rrugët shndërrohen në pellgje ndotjeje. Ujërat e zeza ngrihen në sipërfaqe dhe përhapen deri pranë banesave, duke krijuar një rrezik të drejtpërdrejtë sanitar. Banorët thonë se kjo është kthyer në “realitetin e hidhur” të zonës, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë zgjidhje konkrete. “Ujërat e zeza na dalin në rrugë çdo herë që bie shi. I jemi drejtuar Ujësjellës Kanalizime Kukës për zgjidhje, por situata vazhdon njësoj. Kjo është bërë gangrenë për lagjen tonë.” Era e rëndë dhe ndotja janë bërë të padurueshme, ndërsa rreziku për përhapje sëmundjesh infektive rritet sa herë që reshjet shtohen. Banorët paralajmërojnë se kjo...