Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
SPAK informon PE-në për ‘dosjet e korrupsionit’ me fondet evropiane
Delegacioni i Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Evropian (CONT) zhvilloi në muajin shtator një seri takimesh në Tiranë me Ministrinë e Financave, SASPAC dhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Përmes një raporti, CONT-i ka paraqitur të enjten një vlerësim të detajuar mbi progresin e Shqipërisë në menaxhimin e fondeve të BE-së, reformat ekonomike dhe luftimin e korrupsionit. Përfaqësuesit evropianë pranuan se Shqipëria ka bërë hapa përpara në modernizimin ekonomik dhe absorbimin e fondeve evropiane, por paralajmëruan se dobësitë në drejtësi dhe presioni politik vazhdojnë të jenë pengesa serioze për integrimin. Delegacioni e vlerësoi SPAK-un si një nga institucionet më të besuara në vend, me 70-80 për qind mbështetje publike. Me 40 prokurorë aktivë dhe një rritje të re prej 20 prokurorësh të specializuar në hetime...