Si e “humbi” Trump Indinë?

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”, kryeministri do të duhet të bëjë një ekzaminim ndërgjegjeje. Nuk është e thënë që marrëdhënia mes dy vendeve të rrënohet së afërmi, por vizita e Vladimir Putinit — pritur këto ditë në Delhi me madhështi, qilima të kuq dhe buzëqeshje — sinjalizon se raporti mes dy demokracive më të mëdha ka ngecur në rërë: gjatë njëzet viteve të fundit ishte përmirësuar shumë, sot është bllokuar, madje ndoshta po shkon prapa. Modi dëshiron të bëjë të ditur se është mik i Putinit, ashtu si në fund të gushtit tregoi se kishte rivendosur marrëdhëniet me...