Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shkencëtarët identifikojnë burimin kryesor të kancerit më agresiv të vezoreve
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të madh që mund të ndihmojë në diagnostikimin më të hershëm dhe trajtimin më të mirë të kancerit të vezoreve, sipas ”The Guardian”. Studimi fokusohet te një lloj kanceri shumë agresiv i quajtur karcinomë seroze me gradë të lartë (HGSC), i cili është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri tek gratë. Një problem i madh me këtë kancer është se zakonisht zbulohet vetëm kur është përhapur, gjë që e bën shumë të vështirë trajtimin dhe shumica e grave jetojnë më pak se pesë vjet pas diagnozës. Deri më tani, mjekët dyshonin se HGSC-ja fillonte në tubat fallopiane dhe jo në vezore, por nuk dihej saktësisht cilat qeliza ishin burimi. Studimi i ri nga “Cornell University”, udhëhequr nga Dr....