Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

Administrata e Donald Trump ka publikuar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare për nëntorin 2025, e shoqëruar nga një letër hyrëse ku presidenti amerikan e përshkruan periudhën e tij në detyrë si “një rikthim të fuqishëm të Amerikës në skenën botërore”. Dokumenti, i cili mbart tonin e një bilanci agresiv të arritjeve, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në listën e konflikteve që, sipas Trump, administrata e tij i ka “zgjidhur brenda tetë muajve”. Teksa, përmes një letre të nënshkruar nga vetë Trump, flitet për disa prej “sukseseve” të administratës amerikane në më pak se një vit drejtim të presidentit republikan. Presidenti amerikan shkruan se kur mori detyrën, SHBA-të dhe bota ndodheshin “në prag katastrofe”, por sipas tij, vendimet e shpejta të administratës ndryshuan trajektoren...