Deco: Ne besojmë te “La Masia” sepse ka më të mirët, jo për shkak të situatës ekonomike

Deco: Ne besojmë te “La Masia” sepse ka më të mirët, jo për shkak të situatës ekonomike

Anderson Luis de Souza, “Deco”, drejtor sportiv i Barcelonës, dha një intervistë për “The Times” me rastin e ndeshjes së fundit të Champions League kundër Chelsea, ku theksoi se mbështetja ndaj “La Masia” lidhet shumë më tepër me cilësinë e lojtarëve të rinj sesa me gjendjen ekonomike të klubit: “Si drejtor sportiv duhet të analizosh çfarë ke brenda klubit dhe pastaj të dalësh në merkato. Kur ke lojtarë si Lamine, Cubarsí, Gavi, Balde apo Marc Casadó…, këta janë të rëndësishëm për ne tani. Nuk kemi nevojë të blejmë. Nuk kemi nevojë të sjellim lojtarë të rinj”. Deco e theksoi sërish këtë mendim, duke mohuar se financat e vështira e detyrojnë Barcelonën të mbështetet te të rinjtë: “Njerëzit më thonë: Për shkak të situatës ekonomike, Barcelona...