Hidhet shorti i Botërorit, Shqipëria në grup me Holandën, Kosova me SHBA

Hidhet shorti i Botërorit, Shqipëria në grup me Holandën, Kosova me SHBA

Adriatik BALLA Dje në Uashington u hodh shorti i Kupës së Botës 2026. Nëprani të qindra delegatëve nga federatat që kanë siguruar pjesëmarrjen dhe nga personalitete të rëndësishme amerikane dhe të FIFA-s, kreu i qeverisë botërore të futbollit, Xhani Infantino, e nisi ceremoninë me dhënien e një medalje për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa i ftuar special ishte këngëtari i njohur Andrea Boçeli që këndoi një nga hitet e tij. Shorti u ndoq me kërshëri anë e mbanë botës, për shkak se ky Botëror, për herë të parë aplikon formulën me 48 ekipe pjesëmarrëse, 16 skuadra më shumë se në Botërorin e Katarit. Një skemë e re e aplikuar nga FIFA për t’u dhënë mundësinëvendeve të vogla që të jenë pjesëmarrës në Botëror. Shqipëria...