Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E shtuna, mot me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe alternime kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin në territor dhe intensitet, duke mbetur me intensitet kryesisht të ulët në jug dhe juglindje. Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë kryesisht nga veri–verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.