Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët. Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së. “Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta...