Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç. Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.