Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit në spitalin e Durrësit ikën dritat
Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit në spitalin e Durrësit ikën dritat Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh trajtimi në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, kanë treguar detaje të rënda për kushtet e renda në Spitalin e Durrësit, ku adoleshenti u operua fillimisht pas plagosjes me thikë. Sipas familjarëve, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës është ndërprerë energjia elektrike, duke e detyruar stafin mjekësor të ndërpresë operacionin dhe të kërkojë transport urgjent drejt Tiranës. Ata thonë se kjo situatë, bashkë me mungesën e infrastrukturës spitalore, përfshirë ashensorin për emergjencat, ka ndikuar rëndë në përkeqësimin e gjendjes së të miturit. Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u...