Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve/ Projektet me kosto të fryra dhe cilësi të dobët

Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve/ Projektet me kosto të fryra dhe cilësi të dobët

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensionet më të larta dhe ulja e papunësisë. Vetëm një gjë s’ishte prioritet: rrugët. Investimet në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të parë socialist ishin të ulëta, aq të ulëta sa edhe segmente për të cilët kishte nisur puna ose ishin në përfundim, u braktisën dhe u përfunduan jashtë çdo afati normal. Rruga Tiranë–Elbasan, prej 32 kilometrash dhe me një vepër arti të vështirë siç është tuneli i Krrabës, arriti të përfundojë në mars të vitit 2019, duke marrë në total 9 vite, 6 prej të cilave të qeverisjes socialiste. Kostoja për rrugën u dyfishua duke arritur në fund vlerën 400 milionë euro, edhe pse tuneli kishte përfunduar që në fazat...