Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke theksuar se “Kosova tashmë është shembull në respektimin e standardeve më të larta demokratike”. Ajo foli edhe për marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë ato në veri, proces që u realizua sot. Osmani kërkoi urgjentisht heqjen e masave të BE-së, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe pa asnjë arsye, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve. “Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në...