Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri Edi Rama ka folur për konceptin e bamirësisë dhe solidaritetit, duke sjellë në vëmendje strehimin e afganëve në Shqipëri pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO‑s nga Afganistani. Kryeministri e cilësoi atë si një provë të karakterit të vendit. Sipas tij, ky veprim tregoi se pavarësisht madhësisë dhe pasurisë së kufizuar, Shqipëria nuk mund të kishte “një shpirt më të vogël” se vendet më të mëdha dhe më të pasura. “Bamirësia nuk është një gjest, as një ngjarje, është disiplinë dhe ndaj të dyja jetojnë bashkë, edhe shpresa që pa bujarinë kthehet në abstraksion, ndërsa bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim. Unë e kam përjetuar lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe sesi shtete nuk ndërtohen vetëm me buxhete...