Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Finiqi në prag katastrofe: Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush
Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale. Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka mbërritur vetëm vetmia. Fiks Fare në Brajlat: “Sapo e mbarova shtëpinë… tani ma mori uji” Në fshatin Brajlat të Finiqit, rrëshqitjet e tokës kanë copëtuar rrugën, kanë çarë muret dhe kanë detyruar banorë të largohen natën, me rrobat e trupit. Manthjo Kaçi pret Fiksin në derën e një banese që nuk është më e tij. Shtëpia kalëvizur, dyshemeja është ulur, muri është përkulur si të ishte prej letre.Bashkia e ka...