Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot u mbajtën seancat konstituive, në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e rimorën edhe zyrtarisht pushtetin duke bërë betimin. Analisti Ylli Hoxha e quajti kthimin e serbëve në komunat e Veriut si një lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizioni Plus, me moderatoren Melisa Mehmetaj, Hoxha tha se kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në krye të komunave do të prodhojë në afatgjatë tensione të reja, por në një nivel institucional. Sa i përket zgjedhjeve më 28 dhjetor, analisti tha se rezultatet nuk do të...