Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Qeveria, politikë antikombëtare”/ Flet Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë. Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti. Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në...