Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet
Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të qeverisë Merz. Ndërkohë, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për mashtruesit, shkruan Auron Dodi. Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024. Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”. Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re. Ndërveprim i...