Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump, i cili menaxhon biznesin e babait të tij, Donald Trump, prej nëntë vitesh, ka arritur një pasuri të konsiderueshme, duke arritur një vlerë neto prej rreth 400 milionë dollarësh, më shumë se çdo vëlla e motër tjetër në familje. Megjithëse ai nuk zotëron asnjë pjesë të pronësisë së njohur të Trump Organization, Eric ka përfituar nga bizneset e reja që shfrytëzojnë famën politike të babait të tij. Shumica e pasurisë së tij vjen nga American Bitcoin, një kompani që minon dhe ruan kriptovaluta. Deri në fund të shtatorit, kompania mbante 3 mijë e 418 Bitcoin, vlerë rreth 320 milionë dollarë, ndërsa pjesa e Eric prej 7.3% vlerësohet rreth 160 milionë dollarë. Ai është gjithashtu bashkë-themelues i World Liberty Financial, që ka shtuar edhe rreth 135 milionë dollarë...