Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?
E enjtja shënoi krizën më të madhe në historinë e Konkursit të Këngës së Eurovizionit. Katër vende u tërhoqën nga garimi për shkak të pjesëmarrjes së vazhdueshme të Izraelit në konkurrim dhe të tjerë mund t’iu bashkohen. Bojkoti përfshin Irlandën, që ka fituar shtatë herë, një rekord që e ndan vetëm me Suedinë dhe Holandën, fitues pesë herë. Spanja, një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të konkursit, dhe Sllovenia gjithashtu janë jashtë. Ky konflikt zbulon një ndarje të thellë brenda familjes së Eurovizionit. Dhe kjo situatë është duke u zhvilluar prej vitesh, për shkak të tensioneve mbi sjelljen e Izraelit gjatë luftës në Gaza. Ka pasur gjithashtu shqetësim mbi proceset e votimit dhe fushatave pasi Izraeli u rendit i pari sipas votës publike këtë...