Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët nëse arrijnë “ëndrrën amerikane”

Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët nëse arrijnë “ëndrrën amerikane”

Është hedhur mbrëmjen e sotme në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026. Një short ku për herë të parë do të ketë 12 grupe me nga katër skuadra, pasi kombëtaret pjesëmarrëse do të jenë 48. Për herë të parë në histori në këtë short janë përmendur edhe emrat e Shqipërisë dhe Kosovës si kandidate për të marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës. Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar zyrtarisht se në cilët grupe do të jenë pjesë dhe skuadrat me të cilat do të përballen nëse do të mund të kalojnë me sukses ndeshjet e play off të muajit mars. Kosova në rast kualifikimi do të bëjë pjesë në grupin D ku ndodhen SHBA,...