Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Pezullimi i Ballukut është antikushtetues”/ Shtyrja e padisë së kryeministrit, reagon avokati Petraj
Në një intervistë televizive, avokati Edmond Petraj tha se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është antikushtetuese. Gjithashtu gjatë intervistës, shtoi se mazhoranca sot duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor. “Procedura penale ka prekur një terren që nuk e ka në tagër. Ne nuk mund të prekim dikë që ka funksion Kushtetues. Dhe emërimi dhe shkarkimi i një ministri e ka të shkruar Kushtetuta. Pika e ministrit në këto raste quhet funksionar publik. Ata e kanë bërë gabimisht. Nuk kanë arritur ta shqyrtojnë drejt, nuk janë thelluar. Sot mazhoranca duhet të rregullojë të gjithë kuadrin ligjor. Duhet ndërhyrë. Duhet të jepet një vendim i drejtë”, tha Petraj.