Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Publikohet Doktrina Trump në 33 faqe/ Jepini fund emigracionit masiv, BE-ja rrezikon zhdukjen kulturore
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një dokument mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes”, në të cilin paralajmëron Evropën për “zhdukjen kulturore” dhe deklaron se kërkon të rivendosë dominimin amerikan mbi Amerikën Latine, si dhe se “epoka e migrimit masiv” duhet të marrë fund. Ekziston rreziku i “zhdukjes kulturore” të Evropës, thuhet në tekstin e publikuar të enjten në mbrëmje nga administrata Trump. “Nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm brenda 20 vjetësh ose më pak”, thekson ai. Dokumenti gjithashtu rendit zgjidhjen e luftës ruso-ukrainase si një nga prioritetet kryesore të SHBA-së. “Është në interesin parësor të Shteteve të Bashkuara të negociojnë një ndërprerje të shpejtë të armiqësive në Ukrainë me qëllim stabilizimin e ekonomive evropiane, parandalimin e një përshkallëzimi...