Zbulohet ‘Ngjyra e Vitit 2026’ dhe jo të gjithë janë të lumtur…

Zbulohet ‘Ngjyra e Vitit 2026’ dhe jo të gjithë janë të lumtur…

Instituti i Ngjyrave Pantone ka shpallur ngjyrën e vitit 2026: Cloud Dancer 11-4201, një nuancë shumë e zbehtë e së bardhës, e përshkruar si “një bardhësi e valëzuar e mbushur me qetësi”. Sipas Pantone, kjo ngjyrë synon të pasqyrojë nevojën e shoqërisë për reflektim të qetë dhe përqendrim në një periudhë të ngarkuar me ndryshime sociale dhe politike. Pantone thotë se Cloud Dancer “krijon një efekt qetësues dhe minimalist, duke ftuar relaksim dhe kreativitet”. Ekspertët e industrisë së modës presin që markat dhe stilistët ta përqafojnë këtë nuancë gjatë gjithë vitit të ardhshëm, ndërsa në tapetet e kuq janë vënë re tashmë veshje të ngjashme nga emra si Jennifer Lawrence, Dakota Johnson dhe Priyanka Chopra, sipas revistës Marie Claire. Reagime të përziera: Qetësi estetike apo...