BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi sot se gjoba që Bashkimi Evropian i vendosi platformës X, rrjetit social të Elon Musk, përbën “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”. “Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” shkroi Rubio në një postim në rrjetin social të Musk. “Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund,” shtoi ai. Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës që parashikon Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjes blu”, mungesën e transparencës...