Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Edhe pse Shqipëria ka shënuar një tjetër vit me rritje të numrit të vizitorëve, tabloja reale në terren – veçanërisht në Sarandë – është shumë më komplekse. Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor.al, deri në tetor vendi ka pritur 11.1 milionë turistë, por rritja e hyrjeve nuk është shoqëruar me rritje të konsumit. Ky kontrast ka goditur sidomos zonat bregdetare ku pritej që sezoni 2025 të ishte më fitimprurës se vitet e mëparshme. Në Sarandë, operatorët e turizmit flasin për një vit që s’mund të cilësohet as i dobët, as i shkëlqyer – por sigurisht ndryshe nga pritshmëritë. Arben Çipa: “Dominuan turistët e rinj, që kërkojnë opsionin më të lirë” Arben Çipa, përfaqësues i “Sipa Tours” dhe një nga...