Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hetimet për “Bankers”, listës i shtohen 3 vepra penale të reja…Zyrtarë të lartë shtetëror të përfshirë?
bankers TIRANË- Hetimet për "Bakers Petroleum" janë zgjeruar, duke marrë të tjera përmasa deri në nivelet shtetërore. Detaje të reja mbi hetimet janë zbuluar nga SPAK në dosjen e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për muajin tetor. SPAK është përgjigjur mbi veprat penale mbi të cilët po hetohet afera “Bankers”, ku rezulton se është regjistruar procedim penal për plot 8 vepra penale, mes tyre vihen re 3 vepra të reja. Bëhet fjalë për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, që nënkupton se SPAK po heton pushtetarët që janë përfshirë në afera me kinezët. Po ashtu, listës i shtohen edhe “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, përveç veprave penale të tjera të...