“Po na ‘grabisin’ tokat”! Banorët e Boçovës në protestë: “Salillari” po ndërton panele diellore

“Po na ‘grabisin’ tokat”! Banorët e Boçovës në protestë: “Salillari” po ndërton panele diellore

banoret ne boçove FIER- Banorët e fshatit Boçovë në Fier kanë protestuar prej ditësh për zaptimin e tokave të tyre nga kompania “Bervi Construction”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, Afërdita Salillari. Kompania në fjalë po ndërton panele diellore në këto toka, ndërsa pas protestave, pa rezultat, banorët i janë drejtuar Policisë së Fierit për të vijuar betejën e tyre ligjore. Bëhet fjalë saktësisht për 14 familje, të cilat janë paraqitur në komisariatin e Policisë në Fier për të bërë një kallëzim kolektiv dhe kërkojnë rikthimin e tokave, pasi pretendojnë se u janë marrë saktëisht për ndërtimin e paneleve diellore.  Fermeri Sandër Muja, njëri prej të prekurve nga kjo situatë, është shprehur se kanë 30 vite që enden nëpër institucione për të marrë certifikatën e pronësisë. Në një prononcim për...