Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
INTERVISTA/ “Tirana ka vdekur, s’ka më shpresë”, Dabulla i drejtëpërdrejtë: Kemi rënë nga kategoria, ekip mediokër (VIDEO)
Tirana po kalon një periudhë të vështirë, teksa aktualisht e sheh veten në fund të klasifikimit. Pas 14 javësh, bardheblutë kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Për dramën në kryeqytet, humbjen 6-2 me Dinamon, apo edhe për ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve, ish-trajneri i Tiranës, Rezart Dabulla bëri analizën e tij, në Sport News, në News 24. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Dabulla u tregua i ashpër. “Dramë bardheblu, Tirana prek fundit”, kështu e kemi cilësuar ne, është realisht kështu Dabulla, një dramë kjo që po përjeton Tirana? Tirana është në një pikë që vështirë të rikthehet. Po flas për një situatë që do duhen vite. Nuk do ekzistojë për shumë kohë. Nuk besoj se janë më të zotët që ta rikthejnë...