Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore
Presidenti Bajram Begaj e kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore. Konflikti politik për këtë akt ishte aq i madh, sa në qendër të debatit u përfshinë edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Polemika lidhej me mënyrën se si palët interpretonin disa nene të ligjit: sipas opozitës, ato garantonin me ligj të drejta për komunitetin LGBTIQ+, ndërsa mazhoranca socialiste argumentonte se akti ishte një kërkesë e Bashkimit Europian. Begaj preferoi të mos shprehte asnjë qëndrim publik për ligjin, duke e dekretuar atë në heshtje. Kujtojmë se një pjesë e madhe e figurave publike e fetare kërkuan që ligji të miratohej me referendum, por diçka e tillë nuk ndodhi.