20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

Ngritjen e 20 qendrave të reja të pritjes për emigrantët e paligjshëm që përdorin tranzit, PD e cilëson si një projekt anti-ligjor dhe të ngjashëm me marrëveshjen e Italisë. “Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre. Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri...