Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

Vdekja e 15‑vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë gjatë një sherri mes adoleshentëve në Durrës, ka rikthyer në vëmendje dhunën mes të miturve. Ngjarja tronditëse vjen vetëm pak kohë pas një rasti të ngjashëm, ku humbi jetën 14‑vjeçari Martin Cani. Në një lidhje për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, shprehu dhimbjen e tij dhe kërkoi që drejtësia të vihet në vend për të dy fëmijët.  “Shpresoj që drejtësia për këta fëmijë të vihet në vend. Edhe ne shpresojmë shumë te drejtësia. Është aty ku thërret kiameti. Fëmijët janë e ardhmja. Kjo është shumë tragjike, jam shumë i tronditur. Është një botë shumë e padrejtë. Unë kam bërë...