Shorti i Botërorit/ Kombëtaret mësojnë grupet dhe kundërshtarët

Shorti i Botërorit/ Kombëtaret mësojnë grupet dhe kundërshtarët

Kupa e Botës 2026 merr formë sot, pasi hidhet shorti në Uashington. 48 kombëtaret që do të marrin pjesë, mësojnë sot kundërshtarët e tyre. Skuadrat janë ndarë në 4 vazo, në bazë të renditjes së FIFA-s, me përjashtim të tre ekipeve organizatore – Amerikë, Meksikë dhe Kanada – që ndodhen në vazon e parë, dhe ekipeve që do të bashkohen nga Play Off-i, të cilat ndodhen në vazon e katërt. Nga shorti do të formohen 12 grupe me nga 4 skuadra secila, ku 2 të parat dhe 8 ekipet e treta më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër. Në event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. SHORTI LIVE