Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Çollaku: Mafia ka fituar terren në Shqipëri, alarmi vjen nga partnerët ndërkombëtarë
Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi raportimet ndërkombëtare për përfshirjen e grupeve kriminale në Shqipëri dhe përdorimin e termit “narkoshtet” nga prokurorë e ekspertë të antimafias. Çollaku theksoi se ky cilësim, i ardhur sipas tij nga institucione të huaja ligjzbatuese, ngre pyetje të rënda mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, ndikimin e organizatave kriminale dhe rolin e qeverisë në këtë realitet. Ai iu referua operacioneve të fundit ndërkombëtare dhe zgjerimit të aktiviteteve të mafieve të huaja në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata kërkon një reagim të koordinuar global dhe se shqetësimet tashmë janë bërë pjesë e debateve edhe në institucionet amerikane dhe europiane. Basir Çollaku: Emërtesa narko-shtet për Shqipërinë vjen nga prokurorët e...