Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia

  Struktura arsimore dhe sportive në bashkitë Konispol dhe Delvinë janë identifikuar nga autoritetet si hapësira që do të përshtaten për pritjen e azilantëve që vijnë kryesisht nga vendet aziatike dhe zonat në konflikt, si Afganistani, Pakistani, Siria, Irani, Libani dhe Gaza. Këto masa janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Flukseve Migratore, e cila thekson nevojën për rritjen e kapaciteteve pritëse në nivel vendor dhe reagimin e shpejtë në situata emergjente.     Delvina: Stadiumi i qytetit, pika kryesore e akomodimit   Në Bashkinë Delvinë, stadiumi i qytetit është përcaktuar si objekti kryesor që do të shfrytëzohet për ngritjen e qendrës së përkohshme të pritjes. Hapësira e tij e gjerë dhe pozicioni i përshtatshëm e bëjnë një nga pikat kryesore të menaxhimit të...