Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të gjithë në shesh më 8 dhjetor, para kryeministrisë”/ Deputeti Këlliçi, bën thirrjen e qartë për qytetarët
Në prag të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një thirrje të qartë për qytetarët që të dalin në shesh dhe ti bashkohen ‘Foltores-Kuvendi qytetarëve-deputetëve’ në orën 18:00 tek kryeministria. Në një periudhë ku sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore rëndojnë mbi të ardhmen e vendit, Këlliçi nënvizon rolin vendimtar të rinisë si forca më dinamike dhe më e ndjeshme ndaj realitetit. Në reagimin e tij, ai rikthehet te simbolika historike e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, duke e lidhur atë me sfidat aktuale dhe me nevojën për një përballje demokratike e qytetare. Belind Këlliçi: Të hënën më 8 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në shesh në Ditën e Rinisë. 8 Dhjetori, si Dita e Rinisë dhe simboli...