Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë/ Familja e 15-vjeçarit, mbyll dyert e shtëpisë në Durrës
Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunitetin. Në banesë ndodhet vetëm pronarja e katit të parë, e cila ua kishte dhënë hapësirën me qira familjes tre vite më parë. Ngjarja tragjike u shënua më 25 nëntor, kur 14-vjeçari Erion Boba u godit disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar. Pas nëntë ditësh luftë për jetën në spital, adoleshenti ndërroi jetë. Asnjë nga anëtarët e familjes nuk është kthyer më në banesën e tyre në Durrës, ndërsa edhe shtëpia e gjyshërve nga ana e nënës është bosh; të afërmit ndodhen ende në Tiranë. Sipas informacioneve, trupi i Erionit pritet të prehet në Bulqizë, qyteti nga i cili familja...