Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

Danimarka po bëhet gati të hapë Ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026. Kështu bëhet e ditur në publikimin e medias daneze The Copenhagen Post, duke përmendur faktin se ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë. Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam. Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen: “Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të...