“Klasa është bosh pa ty”/ 15-vjeçari u godit me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e klasës: Përse na ike more Erion?

“Klasa është bosh pa ty”/ 15-vjeçari u godit me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e klasës: Përse na ike more Erion?

Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të. ‘Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt! I mituri u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga...