Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ngjarje e rëndë në shtetin grek, gjenden të vdekur çifti i bashkëshortëve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë, pasi një çift bashkëshortësh u gjetën të vdekur në banesën e tyre. Mediat helene raportojnë se një grua 55-vjeçare dhe abshkëshorti i saj 58-vjeç u gjetën të vdekur në rrugën “Arda”, në Aleksandropolis të Greqisë. Sipas informacioneve, çifti kishte vdekur që nga e hëna dhe askush nuk e kishte vënë re. Të afërmit e tyre, të shqetësuar sepse nuk kishin mundur t’i kontaktonin për disa ditë, vendosën të shkonin në shtëpi. Pasi trokitën në derë dhe nuk morën përgjigje, ata njoftuan policinë. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, e gjetën çiftin të vdekur në shtratin e tyre. Vlerësimet fillestare sugjerojnë se dy personat vdiqën nga tymi i një gjeneratori me benzinë, të cilin me sa duket...