Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U kap duke shitur kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Breshia të Italisë ditën e sotme, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike. Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”. Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar. Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.