Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet mjeku, akuzohet për abuzime seksuale me 38 pacientë të tij, në dy spitale
Prokurorët britanikë ngritën akuzë ndaj një mjeku i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht 38 persona që ishin pacientë nën kujdesin e tij, përfshirë fëmijë nën moshën 13 vjeç. Nathaniel Spencer, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për dhjetëra sulme seksuale të kryera midis viteve 2017 dhe 2021. 38 -vjeçari akuzohet për abuzim seksual me të rritur dhe fëmijë që ishin pacientë të tij, pas një hetimi nga Policia e Staffordshire. Oficerët hetuan ankesat e bëra kundër tij në dy spitale, Spitalin Universitar Royal Stoke në Stoke-on-Trent dhe Spitalin Russells Hall në Dudley. Ai akuzohet për nëntë raste për abuzim seksual me fëmijë nën 13 vjeç , tre akuza për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç dhe një akuzë për tentativë përdhunimi, sipas Daily Mail. Top...