“Edhe një bir më pak”/ Vrasja e nxënësit 15-vjeçar, PD: Dështim i shtetit, ka braktisur arsimin

“Edhe një bir më pak”/ Vrasja e nxënësit 15-vjeçar, PD: Dështim i shtetit, ka braktisur arsimin

Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës. Në një deklaratë për median drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, e cilësoi ngjarjen një tjetër tragjedi që trondit shoqërinë dhe familjen shqiptare. Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve. Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet’ E ndërsa rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, besimi te institucionet po zbehet. Mungesa e sigurisë në shkolla dhe dështimi i strukturave shtetërore për të parandaluar konfliktet po çojnë në pasoja të rënda. Përveç raporteve ndërkombëtare,...