Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij
Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 16:54 Labinot Rexha ka një fëmijë jashtëmartesor? Është ky lajmi që mori dhenë në portale. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur në emisionin “Kosova Today”, duke i mohuar plotësisht këto pretendime. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik. “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë...