Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqetësimi i SHBA: Qytetërimi europian mund të shuhet brenda 20 viteve
Donald Trump dëshiron të ruajë një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së në hemisferën perëndimore për të luftuar migracionet, narkotrafikun dhe rritjen e fuqive rivale në rajon, sipas Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, një dokument 33-faqësh i nënshkruar nga presidenti dhe publikuar të enjten pa njoftime të mëdha në faqen e Shtëpisë së Bardhë. Dokumenti, i ndarë sipas rajoneve, flet edhe për Europën dhe luftën në Ukrainë dhe përmban pasazhe shumë të ashpra për Kontinentin e Vjetër “në rënie”:“Zyrtarët amerikanë janë mësuar të mendojnë problemet europiane në termat e shpenzimeve të pamjaftueshme ushtarake dhe stagnimit ekonomik. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por problemet e vërteta të Europës janë më të thella. Rënia e saj ekonomike është e tejkaluar nga perspektiva reale dhe tronditëse e zhdukjes së civilizimit...