Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Harry Kane bën agjentin, po tenton të joshë një anglez për Bayern
5 Dhjetor 2025 17:01 Telesport Harry Kane thuhet se po mundohet të “tundojë” një bashkëlojtar të Anglisë që t’i bashkohet Bayern-it, qoftë në merkaton e janarit apo pas përfundimit të sezonit. Kontrata e Marc Guehi me Crystal Palace skadon verën e ardhshme dhe klubi ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi do të largohet. Në ditën e fundit të merkatos së shtatorit, Guehi ishte shumë pranë një transferimi te Liverpool për rreth 35 milionë euro, por marrëveshja u prish në momentet e fundit pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues të tij. “Të Kuqtë” pritet të rikthehen me një interes të ri muajin e ardhshëm, megjithëse me gjasë nuk do të ofrojnë sërish shifrën 35 milionë euro. Disa raportime tregojnë se Palace mund të pranojë...